Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë vizitat nëpër Kosovë, priten nga familja Llapashtica

Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë vizitat nëpër Kosovë, priten nga familja Llapashtica

23:19, 26/05/2026

Dyshja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë vazhduar takimet me qytetarë, si dhe vizitat në shumë familje kosovare.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbrëmjen e së martës janë pritur nga familja Llapashtica.

Abdixhiku ka shkruar se kryekryefamiljari, Rizah Llapashtica, është ndër themeluesit e LDK-së në Degën V dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Abdixhikut, Llapashtica është një njeri që ka qëndruar pranë Kosovës në kohët më të vështira, me besim, përkushtim e sakrificë.

“Si shumë familje shqiptare, edhe familja Llapashtica e ka kthyer mundin në sukses. Djemtë e tij, nga Hamburgu, kanë ndërtuar biznese të suksesshme që sot punësojnë mbi 300 punëtorë. Një histori pune, përkushtimi e dinjiteti, që na kujton se shqiptarët tanë, kudo që janë, dinë të ndërtojnë, të krijojnë e të ecin përpara. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për bisedën plot zemër dhe për besimin që vazhdoni ta mbani gjallë ndër vite.”, ka shkruar Abdixhiku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco