Urimi për Kurban Bajramin/ Meta: Na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria...

Urimi për Kurban Bajramin/ Meta: Na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria...

19:15, 26/05/2026

Presidenti i Partisë së Lirisë nga qelia e burgut ka uruar besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Në një mesazh urimi në rrjetet sociale për të gjithë besimtarët, Meta shkruan se vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët ne jetojmë në përputhje me mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.

‘Kurban Bajrami na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria, mëshira dhe përkushtimi i sinqertë ndaj njëri-tjetrit’, shkruan Presidenti i PL.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve, por arrin devotshmëria juaj”, përmbyll mesazhin Meta me një ajet Kuranor.

Statusi:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve më shumë mirësi, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet tuaja!

Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët ne jetojmë në përputhje me mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.

Kurban Bajrami na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria, mëshira dhe përkushtimi i sinqertë ndaj njëri-tjetrit.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve, por arrin devotshmëria juaj.” – Kuran

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco