Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar mbështetjen e njëhershme prej 100 euro për pensionistët.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, e cila ka njoftuar se pagesat tashmë janë proceduar për përfituesit.
“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ju njofton se është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për pensionistët në vlerë 100 euro”, thuhet në njoftim.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, njofton që është ekzekutuar mbështetja e njëhershme për fëmijët në vlerë 100 euro.
Së shpejti pritet të hapet linku për aplikim për studentët dhe punëtorët e sektorit privat për pagesën 100 euro për këto kategori.
© SYRI.net