Fitore Pacolli nuk bëhet rehat me Kadastrën: Pas dy muajsh shkarkon Kelmendin

Fitore Pacolli nuk bëhet rehat me Kadastrën: Pas dy muajsh shkarkon Kelmendin

09:52, 26/05/2026

Eksperimentet me pozita të larta në institucionin e pronave nuk kanë të ndalur. Pa u bërë as 60 ditë nga dita kur Faik Kelmendi mori detyrën me premtime të mëdha, Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, e ka ‘fshirë’ nga pozita për ta sjellë një tjetër emër

Nuk ka rehati në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK). Brenda një afati rekord prej më pak se dy muajsh, ky institucion tejet i rëndësishëm ka pësuar një tjetër “tërmet” në strukturat udhëheqëse, i dirigjuar direkt nga kabineti i Ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi.

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin ekskluziv të nënshkruar nga Pacolli-Dalipi, ku shihet se si me një të rënë të lapsit, më 21 maj 2026, është shkarkuar ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv, Faik Kelmendi. Në vend të tij, në të njëjtën ditë, është rehatuar një tjetër ushtruese e detyrës—Afërdita Thaqi.

. Më 30 mars të këtij viti, faqja zyrtare e AKK-së njoftonte me pompozitet se Faik Kelmendi kishte nisur zyrtarisht punën dhe se nën udhëheqjen e tij do të rritej “efikasiteti, transparenca dhe do të modernizohej sistemi kadastral”.

Ky entuziazëm zgjati pak, pasi që në vendimin me numër protoi 15/2026, i cili u protokollua në ministri të nesërmen, më 22 maj, Pacolli ka urdhëruar: “Znj. Afërdita Thaqi caktohet Ushtruese e Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës…”

Agjencia Kadastrale e Kosovës është një nga institucionet më sensitive në vend, pasi menaxhon miliona euro projekte të rindërtimit të kadastrës dhe mban regjistrat e të gjitha pronave në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco