Shtesat prej 100 eurosh, Gjini: Qytetarët i meritojnë, por Kurti kohën po e gjen para zgjedhjeve

Shtesat prej 100 eurosh, Gjini: Qytetarët i meritojnë, por Kurti kohën po e gjen para zgjedhjeve

22:19, 25/05/2026
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për shtesat prej 100 eurosh, disa prej të cilave janë ekzekutuar sot.

Ai u shpreh se qytetarët i meritojnë ato mjete, mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti këtë po e bën pikërisht para zgjedhjeve.

Gjini gjithashtu deklaroi se me këtë politike, nuk po mund të zhvillohet ekonomia e vendit.

“Për shkak se ka dështuar, bën kështu, jo se qytetarët nuk i meritojnë ato mjete. Nuk mund të interpretohet ndryshe, për shkak se kohën po e gjen para zgjedhjeve, ka mundur t’i jap para dy muajve”

“I meritojnë, se me këtë politikë nuk po mund të zhvillohet ekonomia, që ata njerëz ta mbajnë veten”, tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco