Bedri Hamza dhe Fatmir Limaj janë duke zhvilluar aktualisht një takim politik, bëjnë të ditur burime për Syri.net Kosova.
Sipas informacioneve të siguruara, fokusi i takimit është diskutimi për një mbështetje të mundshme të NISMA Socialdemokrate ndaj Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ende nuk ka detaje zyrtare lidhur me marrëveshjen apo rezultatet e takimit, ndërsa pritet që palët të dalin me qëndrime pas përfundimit të tij./Syri.net Kosova
© SYRI.net