Një person është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari”. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kanosur me armë një person tjetër pas një mosmarrëveshjeje. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:20.
Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas policisë së Kosovës, të dyshuarit i janë sekuestruar një armë zjarri, pistoletë me leje, si dhe 45 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
© SYRI.net