Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, kësaj radhe në Podgur, ku tha se ka marrë mbështetje të madhe nga banorët e kësaj treve.
PAbdixhiku u shpreh i emocionuar me pritjen që iu bë nga qytetarët, duke theksuar se atmosfera dhe përkrahja që po merr LDK-ja po rritet çdo ditë.
“Në Podgur. Mes banorëve të kësaj treve të jashtëzakonshme, mes mbështetjes së madhe që po na jepet çdo ditë, ndjemë edhe njëherë fuqinë e besimit që po rritet gjithandej”, deklaroi ai.
Tutje, kandidati për kryeministër falënderoi qytetarët për pritjen dhe energjinë që, sipas tij, po e shoqëron fushatën e LDK-së.
“Faleminderit për pritjen e ngrohtë, mbështetjen e madhe dhe energjinë e jashtëzakonshme”, përfundoi Abdixhiku.
© SYRI.net