Qeveria ndan para për qytetarët: Kush përfiton nga 100 euro?

Qeveria ndan para për qytetarët: Kush përfiton nga 100 euro?

09:12, 22/05/2026

Kurti ndan nga 100 euro për pensionistë, fëmijë, studentë e sektorin privat – rriten edhe shtesat për lehonat 


Qeveria në detyrë ka miratuar të premten “Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare për disa kategori të qytetarëve, përfshirë pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat.

Kryeministri në detyrë,, bëri të ditur se çdo përfitues do të marrë nga 100 euro si mbështetje e njëhershme për përballimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.

Sipas tij, paketa është dizajnuar nga Ministria e Financave si përgjigje ndaj inflacionit dhe sfidave ekonomike me të cilat po përballen qytetarët.

“Mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistë, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik dhe 100 euro për studentët aktivë. Pagesat për familjet përfituese do të nisin në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Kurti.

Image

Qeveria ka miratuar po ashtu edhe rritjen e shtesave për lehonat.

Kurti tha se nga muaji korrik, kur paga minimale do të bëhet 500 euro, edhe shtesat mujore për lehonat do të rriten nga 325 në 500 euro.

“Për herë të parë kemi nisur pagesat për lehonat me 170 euro, më pas i kemi rritur në 325 euro, ndërsa tani do të bëhen 500 euro në muaj”, u shpreh ai.

Image

Mjetet për pensionistët dhe fëmijët pritet të shpërndahen javën e ardhshme, ndërsa punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë për të përfituar mbështetjen financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco