Xhelal Sveçla: Nis themelimi i Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës

Xhelal Sveçla: Nis themelimi i Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës

10:39, 19/05/2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Xhandarmëria do të funksionojë si agjencion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do të ketë rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë shtetërore.

Sveçla ka theksuar se misioni i këtij institucioni do të jetë garantimi i prezencës shtetërore në ruajtjen e kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial, mbrojtja nga terrorizmi, menaxhimi i trazirave me rrezikshmëri të lartë si dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

Ai ka shtuar se themelimi i Xhandarmërisë paraqet një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës së sigurisë në Kosovë dhe pritet të forcojë kapacitetet shtetërore për parandalimin dhe neutralizimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së qytetarëve dhe territorit të vendit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco