Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, për gjuhën e drejtësinë

Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, për gjuhën e drejtësinë

07:17, 18/05/2026

Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria e vise të tjera do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar.

Kjo protestë mbahet në lidhje me mosrealizimin e provimit të Jurispudences në gjuhën shqipe, por vetëm në maqedonisht, ani se shqipja atje është gjuhë zyrtare.

Tubimi do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.

“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, duke u bërë thirrje edhe studentëve të tjerë që të bashkohen.

Protesta pritet të nisë në orën 16:30 dhe organizimi është njoftuar të mbahet në Urën e Gurit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco