Vjosa Osmani e cila do t’i prijë listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit ka bërë një postim në Facebook pasi KQZ tëreqhi shortin ku u mësuan numrat e partive.
Ajo ka shpërndarë një foto me numrin 113 me të cilin do të garojë LDK, ndërsa ka ftuar qytetarë tëbashkohen rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë dhe të jenë kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda.
Prandaj, bashkohuni!
Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë.
Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë.
Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar!
© SYRI.net