Ish-deputeti i PDK-së tha se babai i tij, kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka dhënë një shembull të respektimit të shtetit, duke e krahasuar me qëndresën e tij në të kaluarën.
“Babë, ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti”, ka shkruar Lushtaku.
Ai shtoi se ata që, sipas tij, kanë provokuar situatën për t’u viktimizuar, nuk kanë arritur qëllimin e tyre.
“Ata që provokuan për t’u viktimizuar, mbetën duarthatë”, ka deklaruar ai.
Në fund, Lushtaku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.
© SYRI.net