Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Stacionit Policor në Skënderaj, ku pritet të intervistohet Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, lidhur me incidentin e djeshëm me zëvendësministrin Hysni Mehani, njëherit Kryetar i Degës së VV’së atje.
Aty shihet edhe djali i tij, ish-deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës tha mbrëmë se Lushtaku nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim si i dyshuar.
Mehani ka akuzuar Lushtakun se e ka sulmuar, teksa ky ka mohuar akuzat.
Policia ka thënë se ka arrestuar dy persona lidhur me rastin dhe se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Skenderaj 14.05.2026 – 12:15. Pas pranimit të një informate për rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
© SYRI.net