Incidenti në Skenderaj, Kurti: Ka pamje dhe dëshmitarë, ta shohim çfarë dënimi do të marrin ata që përgjakin zëvendësministra

Incidenti në Skenderaj, Kurti: Ka pamje dhe dëshmitarë, ta shohim çfarë dënimi do të marrin ata që përgjakin zëvendësministra

13:23, 15/05/2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për incidentin në mes të kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani.

Pas këtij incidenti, mbrëmë në Skenderaj pati prani të Njësisë Speciale. Kurti nuk tregoi se pse Njësia Speciale mbrëmë ishte prezente në Skenderaj, por tha se reagimi i Policisë dhe Prokurorisë, për rastin ka qenë i vonur.

“Në Republikën e  Kosovës, nuk mund të ketë asnjë individ dhe asnjë grup që sfidon suksesshëm shtetin e shteti është tërësia e ligjeve. Ligji i drejtë i Republikës na bën bashkë si shoqëri, sepse na barazon para tij, e jo si dikur që na ndante në të pambrojtur e të paprekshëm. Në lokalin në Skenderaj në të cilin është rrahur e përgjakur zëvendësministri Mehani, ka kamera dhe ka shumë dëshmitarë.

Me që mora vesh, dy persona janë arrestuar. Për përshtypjen time reagimi edhe i Policisë dhe i Prokurorisë, ka qenë i vonuar. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më pastaj në orët pas mestanës por e di që reagimi është dashur të jetë shumë më i shpejtë. Ju e dini që aktivistët e VV-së për statuse në facebook janë dënuar me nja një vit e gjysmë burg, ta shohim tash prokuroria për ata që marrin gotë dhe përgjakin zëvendësministra, çfarë ndëshkimi do të kërkojë dhe çfarë dënimi do të japë gjyqësori”, tha Kurti ndër të tjera

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco