Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është përfshirë në një rrahje me kryetarin e degës së Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.
Incidenti ka ndodhur në një lokal në Skenderaj. Sipas dëshmitarëve, takimi mes Lushtakut dhe Mehanit ka qenë rastësor, ndërsa më pas situata ka eskaluar në përleshje fizike.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Mehani ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar për trajtim mjekësor.
© SYRI.net