Haradinaj: Qytetarët duhet ta dinë kush synon Presidencën

Haradinaj: Qytetarët duhet ta dinë kush synon Presidencën

19:57, 12/05/2026

Këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të 7 qershorit, që t’i deklarojnë kandidatët e tyre për postin e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se kjo kontribuon në transparencë para zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë, sipas saj, “pazare pas zgjedhjeve”.

“Jo pazareve pas zgjedhjeve, po transparencës para zgjedhjeve! Prandaj të gjitha partitë ia kanë borxh qytetarëve t’i deklarojnë kandidatët për President para zgjedhjeve”, deklaroi Haradinaj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco