Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

19:55, 12/05/2026

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë ka kompletuar të sajën.

Derisa bëri bujë lënia e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë 10-shes së parë, emrat e përfshirë në të janë po ashtu karakteristikë.

Listës së 110 kandidatëve të LDK-së do t’i prijnë këta emra:

  1. Vjosa Osmani;
  2. Lumir Abdixhiku;
  3. Kujtim Shala;
  4. Doarsa Kica-Xhelili;
  5. Lutfi Haziri;
  6. Jehona Lushaku-Sadriu;
  7. Albena Reshiti;
  8. Ukë Rugova;
  9. Jeta Statovci;
  10. Anton Quni.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco