DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës, ra nga...

DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës, ra nga...

10:30, 24/01/2026

Tirana u trondit ditën e sotme për shkak se njëri nga futbollistët, Fredi Alvarez humbi nga jeta vajzën e tij.

Nga burimet pranë policisë dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 metra i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike për jetën.

I është dhënë ndihmë mjekësore e specializuar, por nuk ia ka dalë të shpëtojë.

Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco