Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit.
Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Ndryshe më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim.
Në këtë komunë pas rinumërimit është evidentuar se janë manipuluar rreth 30 mijë vota.
23.01.2026 - 12:57 - Mbi 100 të shoqëruar në Polici për manipulim me vota në PrizrenMbi 100 komisionerë të angazhuar në numërimin e votave në Prizren janë intervistuar sot nga hetuesit e Policisë së Kosovës në këtë komunë.
“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij” ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas informacioneve të deritanishme ka edhe të arrestuar, ndërkohë mësohet se ka edhe të ndaluar.
Dyshimet kanë të bëjnë më keqpërdorimin e votave në Prizren.
Në këtë komunë pas rinumërimit është evidentuar se janë manipuluar rreth 30 mijë vota.
23.01.2026 - 12:55 - Aksion policor në Prizren pas dyshimeve për keqpërdorim të votaveAutoritetet për zbatim të ligjit në Kosovë janë duke e kryer një operacion në rajonin Prizrenit në lindje të vendit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.
Mehmeti nuk dha hollësi të tjera, duke thënë se ato do të bëhen të ditura pas përfundimit të aksionit të së premtes.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave”, tha ajo.
Derisa pak hollësi janë bërë të ditura lidhur me këtë aksion, Betimi për Drejtësi - medium i specializuar për raportime në fushën e drejtësisë – raportoi se mbi 100 zyrtarë janë thirrur për t’u marrë në pyetje dhe se pritet të ketë arrestime.
© SYRI.net