Komandanti i KFOR-it i shkon në vizitë Pecit në Mitrovicë, diskutohet situata e sigurisë

Komandanti i KFOR-it i shkon në vizitë Pecit në Mitrovicë, diskutohet situata e sigurisë

22:04, 22/01/2026

Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, takoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, në ambientet e komunës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u diskutua mbi situatën e përgjithshme të sigurisë dhe çështje që ndikojnë në funksionimin e komunës. Gjenerali Ulutaş theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gjenerali Ulutash gjithashtu nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre për reagim ndaj çështjeve të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco