Liderët e shteteve prapa, Trump ia shtrëngon duart presidentes Osmani pasi nënshkruan rezolutën për Bordin e Paqes

Liderët e shteteve prapa, Trump ia shtrëngon duart presidentes Osmani pasi nënshkruan rezolutën për Bordin e Paqes

12:55, 22/01/2026

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën.

Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi nënshkrimin dhe më pas u kthye duke ia kapur dorën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u rreshtua menjëherë pas tij.

Ajo – sikur edhe liderët e tjerë të pranishëm – nënshkroi paraprakisht dokumentin për themelimin e Bordit të Paqes.Trump i quajti “yje” dhe “njerëzit më të mëdhenj, më të fuqishëm në botë”, liderët që po marrin pjesë në ceremoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco