Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

21:19, 20/01/2026

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se sapo është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Gërvalla e ka cilësuar këtë si hap në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Njohja nga ky shtet erdhi para një muaji.

“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Gërvalla.

Për këtë marrëveshje ka shkruar edhe Presidenca, duke e cilësuar si lajm shumë të mirë.

“Sot, në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.
Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin.  [🇽🇰]   [🇧🇸] ”, thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco