Bekë Berisha largohet nga posti i kryetarit të Sigal Prishtinës

Bekë Berisha largohet nga posti i kryetarit të Sigal Prishtinës

19:02, 17/01/2026

Bekë Berisha ka njoftuar se do të largohet nga posti i kryetarit të klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në një konferencë për media. Ai tha se do të emërohet një ushtrues detyre.

“Nga aspekti legal duhet me marrë vendimin me emëru një ushtrues të detyrës të presidentit të klubit dhe me vazhdu puna”, tha ai para mediave.Do të jem deri në momentin sa të jap betimin si deputet. Nuk e di si do të jetë vendimi i Agjencionit Anti-Korrupsion. Kam qenë i gatshëm të punoj për ta avancuar klubin, por është shumë e rëndësishme të ketë unitet. Qëllimi im është ky”, u shpreh tutje Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco