Pamjet e siguruara mëngjesin e sotëm nga vendngjarja zbulojnë detaje tronditëse nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme te Ura e Dajlanit, në Durrës, ku humbi jetën një vajzë 18-vjeçare.
Sipas informacionit paraprak, automjeti ka ardhur nga degëzimi i rrugës që të çon drejt plazhit, ku fillimisht është përplasur me bordurat ndarëse. Nga forca e përplasjes, makina ka “fluturuar” për rreth 50 metra, duke rënë në rrugën poshtë mbikalimit.
LEXO EDHE: Makina ‘fluturon’ nga ura, humb jetën një 18-vjeçare, plagosen shoferi dhe 2 këmbësorë
Automjeti ka përfunduar më pas në një dyqan lulesh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa pamjet tregojnë qartë shkatërrimin e plotë të mjetit dhe pasojat e rënda të përplasjes.
LEXO EDHE: Aksidenti te Ura e Dajlanit, policia jep detaje: 18-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje
Nga aksidenti tragjik humbi jetën pasagjerja 18-vjeçare, ndërsa shoferi dhe dy këmbësorë mbetën të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa pamjet e reja pritet të ndihmojnë në rindërtimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
© SYRI.net