Rrethi i ngushtë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur të mblidhet në zyret e kësaj partie.
Takimi do të nis në ora 14:00.
Në pyetjet e gazetarëve drejtuar anëtarëve të kësaj partie, nëse do të kërkohej dorëheqja e kreut të partisë, Lumir Abdixhikut, a do ta pranonin diçka të tillë, të njëjtit nuk u përgjigjen. Anton Quni dhe Imri Ahmeti deklaruan se të gjitha qëndrimet e tyre do t’i japin në takim.
Hykmete Bajrami tha se ky është një takim konsultativ, dhe se qëndrimet e saja do t’i bëjë të ditura aty, e më pas do t’i shpalos edhe për publikun.
Në anën tjetër, Jehona Lushaku-Sadriu theksoi se në këtë takim do të bëjmë një bilac të përgjithshëm për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Lidhur me pranimin e një dorëheqje të mundeshme të Abdixhikut, ajo tha se sipas statutit do ta caktojmë një mbledhje të Kryesisë ku do të vendoset një datë për mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së.
“LDK njihet për një debat të brendshëm, për një demokraci të brendshme”, tha Lushaku-Sadriu.
Doarsa Kica-Xhelili s’pranoi të deklarohej për media, ndërsa Avdullah Hoti tha se është një takim konsultativ.
© SYRI.net