Një përleshje mes tre personave ka ndodhur në një lokal në Klinë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe po trajtohen në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 10:40 është njoftu policia në Klinë se në sheshin “Nëna Terezë”, pas një mosmarrëveshje ka filluar një përleshje mes tre personave, dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Janë duke u trajtu në spitalin në pejë, janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.
Gashi shtoi se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente dhe se personi tretë gjendet në arrati.
© SYRI.net