PZAP: Kemi edhe një ankesë nga PDK që pritet ta shqyrtojmë

PZAP: Kemi edhe një ankesë nga PDK që pritet ta shqyrtojmë

21:52, 10/01/2026

Pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pritet të shqyrtojë edhe një ankesë.

Kështu ka thënë ud.drejtori i sekretariatit të PZAP-së, Tefik Mahmuti.

Mahmuti tha se ankesa e cila është në pritje për shqyrtim në PZAP është nga PDK-ja.

“Të gjitha ankesat janë shqyrtuar dhe vetëm një ankesë e PDK-së ende nuk është shqyrtuar. Pritet që paneli shumë shpejt ta shqyrtojë dhe këtë ankesë. Ende ka afat të pranimit të ankesave në PZAP”, ka thënë Mahmuti për Telegrafi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se nga ana teknike është i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por se është në pritje të përfundimit të afatit për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco