Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave lidhur me vrasjen e rreshterit Muhmed Lika në Kaçanik.
Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Gashi dhe Diamant Gashi akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” , “sepse me datë 01 Prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter M.L, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes”.
Të arrestuarit u raportua se janë Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.
Lika ishte vrarë mbrëmjen e 1 prillit 2025. Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se Lika ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrjen e ndërtesës ku banonte.
Të dyshuarit për rastin ishin arrestuar në një aksion që ishte kryer 20 ditë më pas
© SYRI.net