SYRI TV/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV e Albin Kurtit fiton 51.11 % të votave

16:10, 09/01/2026

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat u fituan me rezultat bindës nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, me 51.11 për qind të votave, ose ndryshe 57 deputetë në Kuvend. Votat e diasporës ishin të fundit që u numëruan, teksa procesi përfundoi në orët e para të mëngjesit. LVV-ja e Albin Kurtit ka bërë të ditur se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve.

Përfundon numërimi i votave në Kosovë

LVV e Albin Kurtit fiton 51.11 për qind të votave
LVV shkon në Kuvend me 57 mandate
PDK e Bedri Hamzës mori 20.19 për qind të votave
PDK shkon në Kuvend me 22 mandate
LDK e Lumir Abdixhikut mori 13.23 për qind të votave
LDK shkon në Kuvend me 15 mandate
AAK e Ramush Haradinajt mori 5.50 për qind të votave
AAK shkon në Kuvend me 6 mandate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e të gjitha votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, të cilat i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 51.11 për qind të votave.

Votat e fundit që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilave përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit. Sipas rezultateve, LVV-ja e Albin Kurtit ka fituar 51.11 për qind të votave, ose 486.994 vota, që i japin 57 vende në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës arriti të marrë 20.19 për qind të votave, ose 22 vende në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë 15 vende në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe do të ketë gjashtë deputetë.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco