Një aksident ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku treni ka goditur një veturë.
Si pasojë, të lënduar kanë mbetur tre persona, në mesin e të cilëve një fëmijë. Ata janë nxjerrë nga automjeti nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ndodheshin rrugës.
Pamje nga ky moment janë publikuar në rrjete sociale.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.
© SYRI.net