Aksioni në Prizren me 39 të arrestuar, Policia: Rezultat i një hetimi disa mujor – u sekuestruan para, armë, ari dhe prova tjera

Aksioni në Prizren me 39 të arrestuar, Policia: Rezultat i një hetimi disa mujor – u sekuestruan para, armë, ari dhe prova tjera

11:53, 09/01/2026

Aksioni i sotëm i Prokurorisë Themelore në Prizren lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve çoi në arresimin e 39 personave, mes tyre ish-Drejtori ekzekutiv Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave, Valon Berisha.

Edhe nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se operacioni është rezultat i një hetimi disa-mujor.

Në këtë operacion janë sekuestruar mjete të konsiderueshme financiare, armë, ari dhe prova tjera materiale.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot ka realizuar me sukses një operacion të gjerë policor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor, ku janë zbatuar masa të veçanta hetimore për luftimin e krimeve ekonomike. Gjatë aksionit janë arrestuar 39 persona të dyshuar dhe janë sekuestruar mjete të konsiderueshme financiare, armë, ari dhe prova të tjera materiale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, në funksion të sundimit të ligjit dhe sigurisë publike”, thuhet në komunikatën e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco