Zbulohen emrat e të arrestuarve të tjerë nga aksioni policor në gjithë vendin

Zbulohen emrat e të arrestuarve të tjerë nga aksioni policor në gjithë vendin

09:52, 08/01/2026

Dhjetëra persona janë arrestuar deri më tani nga Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës, në kuadër të një aksioni të gjerë që po zhvillohet në të gjithë vendin dhe që po udhëhiqet nga disa prokurorë.

Mes të arrestuarve janë: Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Valon Berisha, ish-drejtor i financave në BKS, Valon Duraj, Naser Biri, ish-pronar i kompanisë “Parts Center”, si dhe persona të tjerë.

Po ashtu, në mesin e të arrestuarve janë edhe: Djellza Kabashi, Brendon Muja, Naxhije Qollaku, Mirjeta Hoti, Marigona Qollaku Krasniqi dhe Lirim Ahmetaj.

Aksioni policor po vazhdon, ndërsa priten detaje shtesë nga organet e rendit lidhur me numrin e përgjithshëm të të arrestuarve dhe veprat penale për të cilat dyshohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco