Njoftimi i KRU Mitrovica: Ndërpritet operimi në impiantin për trajtimin e ujit të pijes

Njoftimi i KRU Mitrovica: Ndërpritet operimi në impiantin për trajtimin e ujit të pijes

09:38, 08/01/2026

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar për ndërprerjen e operimit të impiantit për trajtimin e ujit të pijes, për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës në burimet e ujit.

“Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit” thuhet në njoftim.

Gjatë dy ditëve të kaluar, Kosova u përball me vërshime si pasojë e sasive të mëdha të reshjeve, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe prona private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco