Aksidentohet në Gjermani familja pesë anëtarëshe nga Rahoveci, po ktheheshin nga Kosova

Aksidentohet në Gjermani familja pesë anëtarëshe nga Rahoveci, po ktheheshin nga Kosova

21:55, 07/01/2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut-Tingen në Gjermai, afër kufirit me Zvicrën, ku u përfshi një familje pesëanëtarëshe shqiptare.

Familja, me origjinë nga Rahoveci, po kthehej nga Kosova kur makina e tyre u aksidentua pak minuta para mbërritjes në destinacionin e tyre. Në automjet ndodheshin prindërit dhe tre fëmijë të vegjël.

Gazetari Bahri Cani ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se të gjithë personat në veturë kanë pësuar lëndime

“Nga njerëz të afërt të të aksidentuarve mora vesh se të gjithë në makinë janë lënduar, por një prej fëmijëve ka përjetuar lëndime më të rënda. Të gjithë ata janë sistemuar nëpër spitale ku po marrin ndihmat e duhura mjekësore. Familja është me origjinë nga Rahoveci. Por për shkaqe ndjeshmërie nuk mund të jap më shumë të dhëna!. ka shkuar ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco