Mbi 45% të votave të numëruara, VV mban epërsinë edhe në votimin me kusht

Mbi 45% të votave të numëruara, VV mban epërsinë edhe në votimin me kusht

11:10, 06/01/2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e deritashme nga votimi me kusht, ku deri më tani janë procesuar 26 nga 57 vendvotime, apo 45.61% e totalit.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson me 51.95% të votave, ose 1 mijë e 935 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.51%, përkatësisht 764 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 11.14% ose 415 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.81% të votave, që përkthehet në 291 vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco