Rrëshqitja e gurëve dëmton binarët, treni Pejë-Prishtinë-Pejë ndalon qarkullimin deri në një njoftim tjetër

Rrëshqitja e gurëve dëmton binarët, treni Pejë-Prishtinë-Pejë ndalon qarkullimin deri në një njoftim tjetër

17:30, 05/01/2026

Ndërmarrja “Trainkos” ka njoftuar se treni Pejë-Prishtinë-Pejë nuk do të qarkullojë deri në një njoftim të radhës, shkaku i një rrëshqitje të gurëve që ka ndodhur sot në kilometrin 51/200.

Në njoftim thuhet se shkaku i këtyre gurëve është dëmtuar binari hekurudhor. Aty bëhet me dije se relacioni Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkullojë dhe i njëjti në relacionin Klinë– Pejë do të qarkulloj sipas orarit të lëvizjes së trenave.

“Ju njoftojmë së gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në Km 51/200 dhe si pasoj e kësaj është dëmtuar binari hekurudhor dhe treni i ditës së sotme nuk ka pasur mundësi te qarkulloj si pasoj e këtij incidenti. Treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkulloj dhe i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkulloj sipas Orarit te Lëvizjes së trenave. Treni Pejë – Prishtinë -Pejë nuk do të qarkulloj deri në njoftimin e radhës “, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco