Plagosja në Podujevë: Arrestohen dy të dyshuar

Plagosja në Podujevë: Arrestohen dy të dyshuar

23:24, 04/01/2026

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosjen e dy personave që ndodhi sonte në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

 

Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco