Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në Komisioni Hetimor për tekste shkollore, kjo për shkak të kushtëzimit nga ana e partive opozitarë për shkarkimin e Shefes së Grupit parametra të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, në mënyrë që të marrin pjesë në votime
Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, tha se si shkak i sjellës së partive opozitare nuk do të marrin pjesë në mbledhje e këtij Komision. Madje ajo tha se opozita në seancat e fundit ka folur shumë të pavërtetat dhe se një pozicion i tillë është i dëmshëm.
“Neve na ka rënë që disa herë të iu drejtohemi juve në lidhje me punën e këtij Komision dhe në vazhdën e saj dëshirojmë që ta sqarojmë pozicionin tonë për mos pjesëmarrjen në këtë Komision. Opozita ka kushtëzuar me shkarkim e shefes së GP, ata kanë thënë që nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare”.
Në anën tjetër deputeti Armend Mujaj ka thënë se partitë opozitare do ta marrin mesazhin nga qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025./Indeksonline/
© SYRI.net