Maqedonci pret në takim këshilltarin e lartë amerikan, flasin për rrugën drejt implementimit të PPBE-së

Maqedonci pret në takim këshilltarin e lartë amerikan, flasin për rrugën drejt implementimit të PPBE-së

17:07, 17/10/2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim këshilltarin e lartë amerikan për implementimin e sistemit të Planifikimit, Programimit, Buxhetimit dhe Ekzekutimit (PPBE) Ronald Wilkins.

Në takim u diskutua për rrugën përpara për implementimin e këtij sistemi që aplikohet në Departamentin e Mbrojtjes së ShBA-së.

Maqedonci theksoi se implementimi i sistemit të PPBE në ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka shënuar hapa të ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

“Mbështetja e SHBA-ve për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe për fuqizimin e mbikëqyrjes civile është instrumentale në përgatitjen e vendit tonë për përafrim me NATO-n”, theksoi ministri.

Rregullorja e PPBE është dokument thelbësor për ndërlidhjen e Strategjisë së Mbrojtjes me resurset dhe objektivat afatgjate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco