Familja e Faton Hajrizit dorëzon padinë kundër Kurtit, Bislimit dhe Haxhiut

Familja e Faton Hajrizit dorëzon padinë kundër Kurtit, Bislimit dhe Haxhiut

15:20, 17/10/2024

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjini tha se padinë e ka bërë pasi sipas tij, kanë vazhduar fyerjet ndaj Faton Hajrizit.

Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse familja po e bënë këtë padi.

I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artani.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco