Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se janë inevestuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më modern të armatimit.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka shkruar se premtimin për fuqizim të ushtrisë e kanë realizuar.
“Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ushtria e Kosovës tash e disa javë ka probleme me furnizim me ushqim pasi që ka përfunduar kontrata me kompaninë e cila kryente këtë furnizim.
© SYRI.net