Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur për mediat nga salla e parlamentit, ku forcat speciale të policisë, në mënyrë të jashtë ligjshme dhe jashtë kompetencave të tyre, sulmuan deputetët e opozitës, duke arritur edhe tek nxjerrja e armës.
‘I them nipit të Enver Hoxhës, ti mund të rrish ministër aty, por duhet të dish se Enver Hoxhën e kemi rrëzuar.
Policia sulmoi dhe goditën popullin opozitar dhe përfaqësuesit e popullit opozitar, që janë deputetët e saj.
Është e paprecedentë në një demokraci që të ndërhyjnë forcat speciale të policisë tek kuvendi.
Opozita do të vendosë drejtësinë dhe shtetin e të drejtës në këtë vend’, tha Flamur Noka.
© SYRI.net