Bllokada e Dodikut për vizat për Kosovën, Rohde: Shpërfillje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve të tij dhe ndaj progresit

Bllokada e Dodikut për vizat për Kosovën, Rohde: Shpërfillje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve të tij dhe ndaj progresit

14:15, 16/10/2024

Ditën e djeshme, emisari gjerman Manuel Sarrazin në një takim me gazetarët foli edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave nga 1 janari i vitit 2025 për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, duke e vlerësuar si një hap pozitiv nga ana e Kosovës, por bllokada vazhdon të mbetetet nga Bosnja e Hercegovina pasi nga ana e tyre s’është ratifikuar ende kjo marrëveshje e vitit 2022.

Lidhur me këtë, në platformën “X” ka shkruar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se kjo bllokadë nga Bosnja e Hercegovina tregon mospërfillje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve atje.

“Manuel Sarrazin vlerësoi vendimin e Kosovës për të lejuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Bosnje Hercegovinës një hap pozitiv në frymën e Procesit të Berlinit! Ndërkohë, Bllokada e Milorad Dodik e udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës tregon mospërfillje për lirinë e lëvizjes së popullit të tij dhe shpërfillje ndaj progresit”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Sarrazin, dje i pyetur nëse Gjermania do të ndërmarrë veprime për të bindur Bosnje e Hercegovinën që të heq regjimin e vizave për Kosovën, Sarrazin ka thënë se Berlini zyrtar që nga nëntori i vitit 2022 ka bërë presion dhe ka bërë përpjekje për të bindur Republika Srpskan e Millorad Dodik që të heqë bllokadën për të mundësuar zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të Bosnjës dhe Kosovës.

Sarrazin ka thënë se Gjermania do të angazhohet për këtë çështje dhe e ka bërë të qartë që heqja e bllokadës nga Dodik është diçka shumë e rëndësishme.

“Gjermania qe nga nëntori 2022 ka bërë presion dhe ka kërkuar, dhe ka bërë përpjekje për te bindur Republika Srpskan për të hequr veton kombëtare. E kemi bërë të qarte që kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Sarrazin në pyetjen e Gazetës Express.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco