PDK me aksion simbolik në Kuvend, vendos kapele në ulëset e deputetëve të LVV-së

PDK me aksion simbolik në Kuvend, vendos kapele në ulëset e deputetëve të LVV-së

14:11, 16/10/2024

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës.

Ata u kanë vendosur kapele të zeza në ulëset e deputetëve të LVV-së, të cilët kanë bojkotuar seancën e sotme të jashtëzakonshme që është thirrur nga opozita.

Ky aksion vjen pas publikimit të disa bisedave të koordinatores për komunitete të LVV-së, Dejona Mihali me ish kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, ku në njërën nga këto biseda të publikuara në media shihej se Mihali i është drejtuar Krasniqit se “a po vjen me kapele”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco