Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit Kurti, pa asnjë dëshmi konkrete.
Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së djeshme e ka quajtur sërish Kurtin spiun të Serbisë.
Haradinaj ka theksuar se është tradhtar ai njeri i cili sipas tij, e lë ushtrinë e Kosovës pa bukë.
Sipas tij, kryeministri Kurti nuk punon në interes të vendit, dhe po dobëson shtyllat jetike të sigurisë.

“Angazhimi i tij ditor i tëri është mashtrim, ai nuk punon në interes të këtij vendi, në vazhdimisht pa ndalë vazhdon ta dobësojë vendin që udhëheqë, duke i dobësuar shtyllat jetike shtyllat e sigurisë. Ai godet pamëshirshëm Policinë e vendit, AKI-në, ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe vazhdon me i godit.
Po, është spiun i Serbisë, është tradhtar ai njeri që e lë ushtrinë e vet pa bukë, pse e bën këtë, pse po i ndodh këtij pse s’i ndodhi dikujt tjetër gjatë gjithë ekzistencës tonë që 20 vjet.. I ka lënë pa transport, pa veshmbathje, pa gjithçka tjetër, mbërriti me lënë edhe pa bukë”, ka deklaruar Haradinaj.

Duhet theksojmë që opozita ka mbajtur gjatë ditës së djeshme seancë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me ushqimin për ushtrinë e Kosovës.
Të njëjtit akuzuan në vazhdimësi Qeverinë për shumë gjëra mirëpo nuk morën ndonjë kundërpërgjigje pasi pozita nuk mori pjesë në seancë.
© SYRI.net