Florian Haçkaj bashkë-president i Diaspora për Shqipërinë e Lirë ishte i ftuar në “A Show”, në Syri Tv, ku tregoi më shumë për atë çfarë do të ndodhë me votën e Diasporës në zgjedhjet e ardhshme.
“Në projektligjin që u votua është vënë që kostoja e kthimit të postës t’i lihet qytetarit dhe shumë qytetarë thonë që nuk duan t’i paguajnë ato kosto.
Dhe ne si lëvizje po bëjmë kërkesë që t’i mbajë këto kosto qeveria, që të lehtësohet sa më shumë regjistrimi i tyre.
Për ne kjo është një ultimatum”, u shpreh Haçkaj.
Ndaj dhe unë të njëjtin shqetësim dhe frikë prandaj dhe ne nuk kemi reshtur kurrë së qeni në kokë të KQZ, me ekspertë, etj etj, duke u munduar t'i kopsisim ato ça do ndodhi me votën e Diasporës, në mënyrë që ajo të jetë dhe e sigurtë por edhe e fshehtë kur të vijë në Shqipëri, me postë private sepse ne jemi për postë private.
Qeveria që ka çdo gjë në dorë sot, ka vënë nga një drejtues në çdo bashki , që të bëjë patronazhimin e qytetarëve që jetojnë jashtë.
Dhe këtu, vihet te një pikë shumë e rëndësishme.
Pra pika kryesore ku po fokusohemi është që aktet nënligjore të plotësohen deri pas 29 ditësh.... se pastaj mbaron afati dhe po su plotësuan këto akte, vota e Diasporës nuk mundësohet.
Dhe këtu do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që janë në komisionin rregullator, përfshirë KQZ sepse është një vazhdim i Gjykatës Kushtetuese.
Në projektligjin që u votua është vënë që kostoja e kthimit të postës t’i lihet qytetarit dhe shumë qytetarë thonë që nuk duan t’i paguajnë farë ato kosto.
Dhe ne si lëvizje po bëjmë kërkesë që t’i mbajë këto kosto qeveria, që të lehtësohet sa më shumë regjistrimi i tyre.
Për ne ...kjo është një ultimatum. Por... sa e kemi ne fuqinë e ultimatumit përveç atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, sot që flasim?!
© SYRI.net