Kriza me ushqimin në FSK, Ministria hap konkurs për kuzhinierë, shpërndarës ushqimi e pastrues të enëve

Kriza me ushqimin në FSK, Ministria hap konkurs për kuzhinierë, shpërndarës ushqimi e pastrues të enëve

11:36, 15/10/2024

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një konkurs me 106 vende të reja pune për kuzhinierë dhe staf përkrahës, për kuzhinat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kanë publikuar konkursin më në detaje, ku sipas dokumenteve kërkohen 25 kuzhinierë, 23 ndihmës kuzhinierë, 44 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëvve.

“Njoftim për vende të reja pune: Ministria e Mbrojtjes ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita: Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve (16)”, thuhet në postimin e plotë të Ministrisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco