‘Ballkani i Hapur, për të mënjanuar Kosovën/ Arifi: Procesi i Berlinit, ktheu rracionalitetin në BP

18:13, 14/10/2024

Analisti Dritëro Arifi, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për samitin e Ballkanit Perëndimor dhe përparimin e Procesit të Berlinit.

Arifi u shpreh se Ballkani i Hapur ka qënë një tentativë që ta mënjanonte Kosovën nga këto marrëveshje rajonale ekonomike, si për ta portretizuar si një vend problematik që nuk do të bashkëpunojë, por në fund rezultati doli krejtësisht tjetër.

‘Ballkani i Hapur që në fillim ishte një tentativë e dështuar pa një strukturë juridike më shumë një vizion politik por i keqshtrembëruar gjatë procesit, i cili u pa se nuk do të jepte rezultatin e duhur dhe nuk do të ishte produktiv dhe fuqizimi i Procesit të Berlinit nuk fuqizoi vetëm Kosovën, Kosova gjithsesi në këtë rast por i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor’, theksoi Arifi.

Arifi: Në fakt ka qënë një tentativë që ta mënjanonte Kosovën nga këto marrëveshje rajonale ekonomike, si për ta portretizuar si një vend problematik që nuk do të bashkëpunojë por në fund rezultati doli krejtësisht tjetër, pasi Ballkani i Hapur që në fillim ishte një tentativë e dështuar pa një strukturë juridike më shumë një vizion politik por i keqshtrembëruar gjatë procesit, i cili u pa se nuk do të jepte rezultatin e duhur dhe nuk do të ishte produktiv dhe fuqizimi i Procesit të Berlinit nuk fuqizoi vetëm Kosovën, Kosova gjithsesi në këtë rast por i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor i uli ato gjakrat dhe i ktheu rracionalitetin në politikë dhe ekonomi dhe kështu mund të japin një konkludim më të qartë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco