Haliti ironizon: Shpresoj që kjo situatë të jetë si ushtrim për ushtarët që të përgatiten për situata të jashtëzakonshme

Haliti ironizon: Shpresoj që kjo situatë të jetë si ushtrim për ushtarët që të përgatiten për situata të jashtëzakonshme

16:25, 14/10/2024

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti tha se nuk e di kush është fajtori për situatën me ushqim në FSK, por shtoi se “Prokuroria e vendit duhet të ndërmarrë masa”.

“Ata që janë fajtor duhet të përballen me ligjin në qoftë se ka korrupsion, gjithsesi”, tha Haliti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ai përmendi raste në botë kur “forcat speciale të ushtrive i nxjerrin ushtarët vetë i lënë kah 1 muaj nëpër mal” për “me i rezistu situatës së jashtëzakonshme”.

Në këtë mënyrë, ai ironizoi duke thënë se shpreson që këtë situatë tash ta shfrytëzojnë ushtarët e FSK-së.

“Unë shpresoj që ky është një rast ushtrimi i Ushtrisë së Kosovës që të përgatitet për situata të jashtëzakonshme”, tha Haliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco